
Më herët është raportuar për një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë nga i cili kanë humbur jetën dy të rinjë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët edhe zyrtarisht kanë njoftuar se mosha e personave që kanë humbur jetën nga ky vet-aksident është 19 dhe 17 vjeçare.
Sipas policisë në veturë kanë qenë dy persona, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spitalin e Vushtrrisë.
Rastin e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës pët Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.
”Mitropol” mëson se viktimat janë të afërm dhe vijnë nga një fshat i Vushtrrisë.
Këtë për “Mitropol” e konfirmuan edhe burime nga Spitali i Vushtrrisë.








