
Mediat botërore kanë ngritur alarmin për tetëmbëdhjetë viruse me rrezik të lartë në Kinë, aty ku shpërtheu edhe koronavirusi. Sipas ekspertëve, speciet e kafshëve të egra që tregtohen në tregjet e Kinës, mund të shkaktojnë pandemi të tjera, sikur kjo e COVID-19. Por, sa rrezikohet Kosova nga këto viruse?
Kosova momentalisht mund “të ndihet e qetë” sa i përket rrezikshmërisë së viruseve që po shpërthejnë në Kinë. Kjo pasi nuk importon produkte me origjinë shtazore nga ky shtet.
Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.








