2 vjeçarja kafshon gjarprin gjysmë metërsh në oborrin e saj, gjarpri e kafshoi i pari

Një ngjarje interesante ka ndodhur para disa ditësh në qytetin Bingol të Turqisë, shkruan Mitropol.
Një dy vjeçare me inicialet S.E ka arritur që t’i shpëtoj kafshimit nga një gjarpër gjysëm metërsh.
Ngjarja është zhvilluar në oborrin e prindërve të dy vjeçares derisa fqinjët janë tmerruar kur kanë parë gjarprin gjysëm metërsh, i cili pasi e kafshoi dy vjeçaren, në formë refleksive edhe ajo ia ktheu kafshimin gjarprit duke e futur në gojë.
Deri tek mbytja e gjarpërit erdhi pasi ky i fundi fillimisht e kafshoi pakëz dy vjeçaren, e cila ia ktheu me të njejtën monedhë, me ç’rast një fqi që ndodhej pranë e largoi dhe mbyti gjarpërin. /Mitropol/







