20-vjeçarja mitrovicase në hall nga ish i dashuri, e kërcënon se do ta vrasë atë e më pas veten

Janë të shpeshta rastet kur burrat kosovarë nuk pranojnë ndarjen nga partneret e tyre, duke bërë kështu që t’u ngjiten pas e mos t’i lënë rehat me mesazhe e shpesh edhe kërcënime të ndryshme.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Mitrovicë, ku një 20-vjeçare ka vendosur që ta denoncojë në Polici ish të dashurin e saj, me të cilin është ndarë dy muaj më parë.
Sinjali mëson se 25-vjeçari dyshohet se sot ka sulmuar fizikisht të renë, e cila ka deklaruar se që prej se janë ndarë ka pranuar mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.
Ajo ka thënë se ish i dashuri i ka dërguar mesazhe ku e paralajmëronte se do ta vrasë atë e më pas edhe vetën.
Si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna fizike, 20-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion për intervistim ku ndaj tij janë iniciuar rastet ‘Ngacmim’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.








