02IN MEMORIAM

24 vite nga rënia e dëshmorit dhe anëtarit të Torcidës nga Mitrovica, Besim Nuka

Besim Nuka lindi më 4 prill 1972 në Mitrovicë. Rrjedh nga një familje bujare, punëtore e mbi të gjitha, liridashëse. E njohur si familje tregtare ndihmoi popullin e Kosovës me një furgon, me batanie, jorganë dhe jastëk.

Ishin përkrahës të grevës së Minatorëve ne Mitrovicë. Babë Ismlajli dhe nënë Melihatja kishin katër fëmijë: dy djem dhe dy vajza.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
KL

Heroi Besim Nuka shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Mitrovicë. Në vitin 1990/1991 shkoi në shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi. Pas gjashtë muajsh në Shkup, e dërgojnë në Trebinje dhe Dubrovnik, në luftën mes Serbisë dhe Kroacisë. Këtu, Besim Nuka, bashkë me tetë shokë dezerton dhe u dorëzohet forcave kroate. Me ndihmën e prindërve u kthye në vendlindje ku qëndroi ilegalisht. Më 28 nëntor 1994 arrestohet nga forcat policore serbe ku u dërgua në Gjyqin Ushtarak në Nish. U dënua me tetë ditë burg si dhe vijoi kryerjen e shërbimin ushtarak edhe për tre muaj, sa i kishin ngelë pa e kryer.

Më 4 prill 1995 hap një dyçan ku nisi të punojë në zanatin e trashëguar nga të parët, si jorganxhi. Punoi në Mitrovicë deri në fillimin e bombardimeve të NATO-S më 24 mars 1999. Më 4 prill, në ditëlindjen e tij, u detyrua ta braktisë Kosovën. Shkon në Ulqin bashkë me familjen. Pas bisedave me shokë, vendos t’u bashkangjitet radhëve të UÇK-së në Shqipëri.

Më 11 prill hyn në Shqipëri dhe mobilizohet në Laprakë, lagje e Tiranës. Më 12 prill radhitet në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare, te komandanti Abaz Thaçi. Këtu qëndroi, luftoi kundër forcave serbe, çdo ditë. Kosharja sulmohej nga ajri dhe nga toka, madje edhe me helme kimike. Por, forcat serbe jo vetëm që nuk ia arritën qëllimit, por pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë ushtarake.
Komandanti dhe Heroi Abaz Thaçi në ditarin e tijshkruan:
“11 maj 1999. Luftë e rreptë deri në një metër afërsi. Krahu i djathtë i frontit, vija e parë, komandant Abaz Thaçi.

Besim Nuka u vra heroikisht në vijën e frontit”. Më 13 maj e varrosin në Varrezat e Dëshmorëve në Bajram Curr. Rivarrimi u bë më 23 gusht 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare, së bashku me komandantin Abaz Thaçi dhe dëshmorë të tjerë.

Nuka bashkë me Shefqet Begun-Qetin ishte edhe ndër themeluesit e parë të grupit të tifozërisë mitrovicase “Torcida”.