24 vite nga rënia e Driton Veliut, dëshmori nga Tavniku i Mitrovicës

Në prillin e lavdisë, para 24 vitesh, ra dëshmori i kombit Driton Veliu.
Rruga jetësore e tij, ashtu si e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, ishte kurorëzuar me pjesëmarrjen në luftën e armatosur të UÇK-së.
Dëshmori Driton Veliu, përcolli amanetin për liri nga Mitrovica, deri në frontin e thyerjes së kufirit në Koshare.
Ai me përkushtim të pashoq, në luftimet e zhvilluara, ra në krye të detyrës për çlirimin e atdheut, si luftëtar trim e i paepur, për të mbetur shembull i përkushtimit atdhetar për gjeneratat.
E në këtë përvjetor, para varrit të tij shkuan të rinjtë e lagjes Tavnik, si dhe kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari si dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.








