24 vjet nga vrasja e Haki Misinit, por Mitrovica e Kosova akoma ia dëgjojnë këngët
Dy policë që nuk dukeshin të tillë, pasi që ishin të maskuar dhe me rroba të zeza, kishin pamjen e krimineleve dhe si të tillë vijnë në derën e banesës së Haki Misinit. Kontaktin e parë me ta e pati bashkëshortja e tij, Bukurie Misini të cilës i kërkojnë ta thërras të zotin e shtëpisë. Gjëja e fundit që Haki Misini do të marr nga shtëpia e tij, janë cigaret me të cilat do të largohet për të mos u kthyer më i gjallë pranë familjes.
Këto ishin momentet e fundit të jetës së Haki Misinit. Sot po shënohet 24 vjet nga kjo ngjarje që përloti të gjithë Kosovën.
Edhe sot, kur janë bërë pra 24 vjet, Haki Misini nuk harrohet për veprën që la dhe ende dëgjohet çdoherë muzika e tij.
Sa për të rikujtuar, Mak ishte grup artistësh prej më të njohurve të asaj kohe. Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi, transmeton “Mitropol”.
Grupi “MAK”, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.
Haki Misini, është i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë dhe Mehmet Tupella konsiderohet ende i zhdukur./Mitropol/