Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Dyshime për dallavere në ndarjen e fondeve publike në Mitrovicë: Rrjeti i Organizatave Joqeveritare kërkon publikimin e shumave që përfituan OJQ-të

 

Aktivisti i shoqërisë civile, Mehmet Salihu, ka ngritur sërish shqetësime për mungesën e transparencës në ndarjen e fondeve publike për organizatat joqeveritare në Mitrovicë, nën qeverisjen e Faton Pecit.

Aurora Group

Salihu ka publikuar listën e organizatave përfituese nga fondet publike, duke vënë në pikëpyetje faktin se janë bërë publikë emrat e OJQ-ve, por jo edhe shumat e parave që secila prej tyre ka përfituar.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt kryetarit Faton Peci, duke kërkuar publikimin e shumave dhe duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të dinë se ku po shpenzohen paratë publike, kush po përfiton dhe sa po përfiton.

Shqetësimet për këtë proces nuk janë të reja. Edhe Rrjeti i Organizatave Joqeveritare në Mitrovicë kishte reaguar publikisht, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën e ndarjes së fondeve publike.

Mungesa e publikimit të shumave për secilën organizatë po shton pikëpyetjet mbi transparencën e Drejtorisë së Kulturës dhe procesin e subvencionimit nga Komuna e Mitrovicës.

Salihu vlerëson se transparenca nuk është çështje vullneti të institucioneve, por obligim ndaj qytetarëve. Ai kërkon që qeverisja komunale të bëjë publike të gjitha përfitimet financiare të organizatave.

Weelnes