LAJMESHQIPËRI

26-vjeçari me shpejtësi marramendëse me BMW, publikohet momenti kur ‘fluturon’ nga rruga

Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të martë në Tiranë, kur një mjet tip BMW x6 po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve” ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Nga pamjet e kapura prej kamerave të sigurisë, shikohet mjeti luksoz që lëviz me shpejtësi të madhe dhe ngjit digën e liqenit artificial, për t’u ndalur më pas në bordurën e betonit.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

Ndërkohë drejtuesi i mjetit, Eldi Allushi është larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe është shpallur në kërkim. Dyshohet se 26-vjeçari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:15 minuta të mëngjesit, një orar ku ajo pjesë e liqenit është relativisht e frekuentuar nga qytetarë që ushtrojnë aktivitete sportive. Për fat të mirë, përplasja e makinës nuk ka shkaktuar ndonjë këmbësorë të lënduar.

Për këtë aksident ka reaguar edhe i pari i Tiranës, Erion Velija i cili ka publikuar videon ku shihet aksidenti.

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – se makina s’ka vendimmarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët por dhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! Bashkë me Policinë e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojmë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në qytet”, shkroi ai në Facebook.

VIDEO:

???? Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – se makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët por dhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! ⚠️???? Bashkë me Policinë e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojmë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në qytet! ⛔️

Posted by Erion Veliajon Tuesday, August 22, 2023