Active 2
02LAJME

Dyshohet se serbi hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet nga Policia në fshatin Bare

Një person është ndaluar nga Policia në fshatin Bare të Leposaviqit, nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, njofton Mitropol.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 16:00, kur njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte i dyshuari.

Weelnes

I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Active