27-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Ferizaj, ishte nipi i deputetit Rashit Qalaj

Mitropol raportoi para disa orësh për vdekjen e një 27-vjeçari që ndërroi jetë në vendin punës në Ferizaj.
Për të ndjerin, ka shkruar edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj , duke e kujtuar nipin e tij me një mesazh prekës.
Përmes një postimi në Facebook, Qalaj tha se, ndonëse Triumfi u nda nga jeta herët, kujtimi dhe dashuria për të do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat e familjes.
“Triumf.U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur” është shprehur tutje Qalaj.
Islami ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga rënia prej lartësisë.








