27 vjet nga rënia e heroit Bekim Berisha– Abeja

Janë bërë plot 27 vite që nga rënia e heroit Bekim Berisha, apo i njohur ndryshe me nofkën “Abeja”, shkruan Mitropol.
Berisha kishte rënë dëshmor më 10 gusht 1998, pas një luftimi disa orësh me forcat serbe.
Ai u lind më 15 qershor të vitit 1966 në fshatin Graboc të Pejës.
Gjatë kohës së tij si luftëtar i devotshëm për vendin e tij, Berisha kishte luftuar në tre luftra të ndryshme.
Fillimisht nga lufta e Kroacisë me forcst serbe, ku edhe ishte dekoruar nga ushtria kroate me gradën e gjeneralit, më pas ai kaloi në luftën e Bosnjës sërish kundër forcave serbe.
Pas këtyre dy luftrave të fuqishme, Berisha vendosi që t’i bashkohej edhe luftës në Kosovë, ku më 29 maj 1998, ai ishte angazhuar në Betejën e Junikut.
Fatëkeqësisht, kauza e Berishës për të luftuar për një vend të lirë morri fund pikërisht me datën 10 gusht, ku ai ra viktimë e një predhe topi, dhe po atë ditë Juniku veçse kishte rënë në duart e forcave serbe.
Trupi i Berishës fillimisht ishte varrosur në Junik, por më pas u rivarros në vendlindjen e tij, atje ku edhe sot shndritë lapidari i tij për brezat e rinj.








