Active 2
KOSOVËLAJME

32 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, kaq janë refuzuar, KQZ-ja tregon kur do të numërohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me vlerësimin e pakove me fletëvotime nga diaspora.

KQZ-ja ka bërë të ditur se deri të enjten janë vlerësuar mbi 32 mijë pako me fletëvotime.

SultanDoner

“Prej tyre, mbi 28,200 janë aprovuar, ndërsa rreth 2,700 janë refuzuar”, thuhej në njoftimin e KQZ-së.

Arsyeja kryesore e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit – dokumenti unik që KQZ-ja u dërgon votuesve të regjistruar.

“Procesi i tërheqjes së pakove nga 23 kuti postare në 22 shtete dhe në Kosovë është përmbyllur të martën, ku janë tërhequr gjithsej 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave tashmë jan sjellur në Kosovë”, ka njoftuar KQZ-ja.

Në fund të procesit të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për numrin përfundimtar të pakove të aprovuara që do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Premium Store