Medi
LAJME

34-vjeçari kapet me 22 pako mish derri – Parandalohet kontrabandimi me mallra në Leposaviq

Njësia policore kufitare sot ka ndaluar një person të dyshuar rreth 34-vjeçar, në fshatin Zernosek të Leposaviqit, shkruan Mitropol.

I njëjti kishte kaluar ilegalisht nga territori i Serbisë në atë të Kosovës.

Active 1

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, i cili kishte targa vendore, u gjetën 22 pako mish derri, secila me peshë rreth 10 kilogramë, të ngarkuara në veturë.

Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar hapjen e hetimeve, për veprën penale ” Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar”, dhe malli më pas është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Premium Store