Aurora Group
02LAJME

346 mijë euro vlera e dëmeve nga rrëshqitja e dheut në magjistrale Prishtinë – Mitrovicë

Ende pa u bërë një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e rrugës ishte shembur në janar të këtij viti. Që nga ajo kohë, rruga ka mbetur në atë gjendje, dhe nuk do të mund të ndërtohet deri në pranverën e vitit 2022.

Rruga ishte shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private. Vetëm pas disa muajve, Ministria e Infrastrukturës kishte formuar një komision për të bërë vlerësimin e situatës.

London

Komisioni ka vlerësuar se dëmet e shkaktuara ka shembja e dheut janë rreth 346 mijë euro.

Më pas më këtë shumë, para pak ditëve Ministria e ka tenderuar rrugën, duke hapur tender “Sanimit të rrëshqitjes së rrugës në hyrje të Autostradës nga rruga Nacionale N2 në Mazgit(Zona kadastrale-Obiliq)”.

Në ministri nuk kanë dashur të japin sqarime rreth punës që ka bërë komisioni as për tenderimin e rrugës.

Ky aktivitet i prokurimit nuk ka qenë i përfshirë në parashikimin e prokurimit pasi që ka të bëjë me një punë të paplanifikuar, për shkak të rrëshqitjes së dheut në një pjesë të rrugës së lartcekur.

Ministria ka pranuar 10 oferta, me çmime më të vogël se sa është bërë vlerësimi i ekspertëve të saj, përkatësisht nga vendosja e çmimit ne ofertë./Lajmi

Premium Store