
Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar mbrëmjen e 2 tetorit 2025 në Leposaviq, ku një burrë i dehur është kapur me thikë në dorë dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Siç mëson Sinjali, rreth orës 21:15, ankuesit I.M. rreth 42-vjeçar dhe Z.M. rreth 61-vjeçar kanë raportuar në polici se vëllai i tyre, I.M. rreth 39-vjeçar, ndodhej në gjendje të dehur dhe mbante një thikë në dorë.
Njësia e hetimeve bashkë me patrullën policore ka ndërhyrë menjëherë dhe në hyrje të banesës ka takuar të dyshuarin së bashku me bashkëshorten e tij B.G. rreth 36-vjeçare. Pas ndërhyrjes, ai është shoqëruar në Stacionin Policor Leposaviq.
Në koordinim me Hetimet Rajonale dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.








