Market Florenti
02LAJMESPORT

38 vjetori i TORCIDA 1984, reagon Qeti: Me 20 Mars 1984 nuk krijuam vetëm tifozëri, por një familje

 

Me 20 Mars 2022, bëhen 32 vite nga themelimi i tifogrupit të parë në Kosovë, Torcida 1984, shkruan Mitropol.

Medi

E për këtë ngjarje ka reaguar lideri historik dhe themeluesi i kësaj tifozërie, Shefqet Begu- Qeti.

Ai ka theksuar se me 20 Mars 1984, nuk është krijuar vetëm një tifozëri, por një familje e madhe.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë pjestarët e tifozërisë për përkrahjen dhe besimin që ia kanë dhënë.

Postimi i plotë:

URIME 38 VJETORI TORCIDË!

Nesër bëhen 38 vite që nga dalja e parë publike e tifozërisë së parë Shqiptare TORCIDA! 38vite kaluan shpejt dhe që nga 20 Marsi i vitit 1984 ne krijuam jo vetëm një tifozëri por një familje, një familje të madhe e cila ishte e para dhe më e suksesshmja shqiptare, një familje e cila nuk njihte kufinj por ishte gjithmonë aty duke i përkrahur klubet e qytetit dhe kombëtaren. E sot, unë dua t’i falemnderoj të gjithë anëtarët e kësaj tifozërie që nga viti 1984 e deri më sot, falemnderit që më përkrahët dhe mbështetët qysh nga krijimi i kësaj tifozërie, falemnderit gjeneratave të reja të cilët po e vazhdojnë traditën tonë atyre që do të vazhdojnë të tregojnë gjithmonë se ne jemi të parët dhe më të mirët! Urime Torcidë! Jam krenar që kam formuar një tifozëri të tillë, një familje që do të shtohet çdo vit dhe nuk do të shuhet kurrë.. Urime Mitrovicë!

Koha