Medi
02LAJME

43 mitrovicas bëhen me puse me ujë të pijshëm

{"source":"other","uid":"03B4E795-4ACF-428A-9485-81BBE09D5F27_1636376318666","origin":"unknown","is_remix":false,"used_premium_tools":false,"used_sources":"{"version":1,"sources":[]}","premium_sources":[],"fte_sources":[]}

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat me qytetarët mitrovicas të cilët kanë përfituar nga projekti hapja e puseve (bunarë për ujë të pijshëm).

Ky projekt është realizuar si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes Komunës së Mitrovicës dhe organizatës “Qatar Charity”, ku kanë përfituar gjithsej 43 qytetarë të Mitrovicës, ashtu siç është paraparë me nënshkrimin e memorandumit.

eKiosk

Me këtë rast, drejtori Sadiku, fillimisht e ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës “Qatar Charity” për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm që ka pasur ndaj Komunës së Mitrovicës, si dhe ka uruar qytetarët përfitues të këtij projekti, duke thënë se sado pak do të ndikoj në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

eKiosk