Medi
LAJME

47-vjeçari ndalohet pasi ishte kapur me armë pa leje në Prishtinë


Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, policia ka ndaluar një veturë për kontrollë të rregullt, më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, shkruan Mitropol.

Gjatë kontrollit, drejtuesit të automjetit i është gjetur një pistoletë me prodhim italian, për të cilën nuk kishte leje ta mbante.

Prokurori kujdestar është njoftuar, dhe rasti është iniciuar si ” Armëmbajtje pa leje”, ndërsa procedurat ligjore ndaj të dyshuarit janë duke vazhduar.

Weelnes