Pellini
02LAJME

6 të lënduar nga aksidenti në Kçiq, një fëmijë dërgohet në QKUK për trajtim

Rreth orës 17:00 si pasojë e një aksidenti trafiku në Kçiq të Mitrovicës kanë pësuar lëndime 6 persona, shkruan Mitropol.

Informacionin e ka konfirmuar për “Mitropol” zëdhënësi i spitalit rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

Weelnes

Siç tha Fazliu për “Mitropol”, nga 6 të lënduarit një fëmijë 9 vjeçar si shkak i gjendjes më të rënduar është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK.

“Për 5 të lënduarit tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i  Emergjencës.”, tha Fazliu.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e jugut, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit  lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.”, tha Zahiti.

Koha