Aurora Group
LAJME

Të mërkurën fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhje lokale

Të mërkurën, më 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave, shkruan Mitropol.

London

Sipas afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të zgjasë 38 ditë, deri më 29 gusht 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në intervistë për EkonomiaOnline, shpjegoi se si do të realizohet procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

Sipas tij, ndryshe nga zgjedhjet për Kuvend që u mbajtën në shkurt, kur u mundësua votimi në përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet lokale nuk do të organizohet votim në ambasada dhe konsullata, pasi kjo s’lejohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Do të ketë vetëm votim me postë dhe për këtë KQZ-ja do të hap kuti postare në shtete të ndryshme, ku do të mund të dërgohet pako me fletëvotime”, sqaroi Elezi.

Sipas afateve të vendosura nga KQZ-ja, periudha e votimit jashtë Kosovës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025.

Koha