Aurora Group
LAJME

Nga sot hyn në fuqi vendimi i Kushtetueses

 

Ka hyrë në fuqi sot, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përmes të cilit u ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me Seancën Konstituive, shkruan Mitropol.

Premium Store

Masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, me kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës .

Ndryshe, dje përsëri ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe tha se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Dukato 1