Mbrëmë në Mitrovicë u treguan tregime që nxisin bashkëpunimin ndëretnik mes shqiptarëve dhe serbëve në dy anët e Urës së Ibrit

Kalimi i urës në qytetin e ndarë të Mitrovicës shpeshperceptohet si e pazakontë dhe e rrezikshme nganjëherë. Megjithatë, mundësitë për zhvillimin profesional të të rinjëve jo domosdoshmërisht duhet të kufizohen brenda komunitetevetë tyre.
Për të promovuar shembuj të bashkëpunimit të sukseshëm, ekipi i RCT e ka organizuar edhe një ngjarje tregimesh me 1 Dhjetor, 2021, në Hapësirën Shoqërore për Dekonstruksion në Mitrovicën Jugore. Ardita Xhemajli, një aktiviste shqipëtare e Kosovës nga Mitrovica Jugore dhe Milica Andric Rakic, një studiuese dhe analiste serbe e Kosovës nga Zubin Potoku, ndanë tregimin e tyre para më shumë se njëzet pjesëmarrësve nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ardita aktualisht është duke punuar tek OJQ New Social Initiative (NSI), që gjendet në Mitrovicën Veriore. Pas dekadash pa kontakte mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës, gatishmëria dhe dëshira e Arditës për tëpunuar në pjesën veriore të qytetit të banuar kryesisht nga serbët e Kosovës ndihet frymëzuese dhe jep një shembullpozitiv se bashkëpunimi multikulturor sjell më shumë mundësi për të gjithë.
Së pari, Ardita aplikoi për praktikë në Iniciativa e Re Sociale(NSI), por jo pas shumë kohe ajo u punsua dhe u bë anëtare e rregullt e stafit si rezultat e punës dhe dedikimit të saj. Puna në një organizatë lokale ku shumica e anëtarëve të stafit janëserbë të Kosovës për Aridtën nuk ishte një pengesë, por një mundësi.
Eksperienca e saj e mëparshme në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBC-M), i cili është një kolegj multietnik, i ka mundësuar asaj të takojë dhe të studiojme student nga e gjithë Kosova. Kështu, Ardita gjithmonë ka menduar se bashkëpunimi ndëretnik duhet të nxitet dhe përmirësohet vazhdimisht.
Perceptimi i saj për pjesën veriore të qytetit ka ndërruar sapo ajo filloi të ishte më e pranishme atje. “U ndjeva e qetë. Unë shëtisja me motrën time dhe nuk kisha asnjë problem të flisjanë gjuhën shqipe. Sapo fillova të punoja në NSI, njoha njerëztë rinj dhe njoha jetën në veri të Mitrovicës.”
Milica Andrić Rakić, kolegia dhe mentorja e Arditës ngaIniciativa e Re Sociale (NSI), ka përvojë të gjerë si aktivistedhe kontribuon në proceset demokratike në Kosovë. Ajo beson fuqishëm se bashkëpunimi ndëretnik i sjell dobishoqërisë kosovare, veçanërisht për të rinjtë. Takimi i saj i parë me komunitetin shqiptar të Kosovës ishte në vitin 2009 dhe ajo mori përvojë të drejtpërdrejtë me komunitetin që jetonte aq afër saj. “Mjedisi ynë luan një rol të rëndësishëmnë përforcimin e paragjykimeve që mund të kemi për njëri-tjetrin, por kjo ndryshoi shpejt pasi u takova dhe fillova të punoja me komunitetin tim fqinj.”
Kur u takua për herë të parë me Arditën, Milica ishte e emocionuar që do të punonte me të, por edhe për ta ndihmuar dhe drejtuar gjatë rrugës.
Milica: “NSI nuk është si asnjë organizatë tjetër këtu. Ështënjë organizatë e hapur për të gjithë shoqërinë, kolegët janë tërelaksuar dhe të hapur ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që dikush ka nevojë për ndihmë, ai gjithmonë mund të mbështetet tekdikush. Ardita më pëlqeu që në momentin e parë që e njoha. Unë munda të shihja se sa shumë potencial ka ajo, kështu qëvendosa t’i afrohem dhe ta ndihmoj me gjithçka që ajo ka nevojë për ndihmë. Me kalimin e kohës u bëmë edhe mikeshumë të mira”.
Shembujt pozitivë si Milica dhe Ardita janë inkurajues. Këtashembuj kontribuojnë drejt bashkëpunimit dhe harmonisëmulti-etnike në një shoqëri multietnike, veçanërisht në njëvend aq fort të ndarë si Mitrovica. Kjo harmoni arrihet përmesgatishmërisë për të bashkëpunuar me të tjerët dhe hapjesndaj komuniteteve të reja, siç mund të mësojmë nga ky tregim.
Aktiviteti RCT do të vazhdojë të identifikojë dhe promovojëhistori pozitive pajtimi për të frymëzuar komunitetet tona që tëkërkojnë mundësi jashtë komuniteteve të tyre dhe të zbatojnëaftësitë e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tëlidhen me komunitetet fqinje, por ende të ndara. Sigurohuniqë të na ndiqni në mediat sociale, dhe ngjarja jonë e ardhshme e tregimit do të presë profesorë nga kolegji IBCM në Mitrovicë.









