70 fermerë nga Skenderaj fituan grant për mëshqerra në vlerë 100 mijë€ nga Komuna dhe Islamic Relief

Në kuadër të projektit të përbashkët që ka me organizatën “Islamic Relief”, për mbështetjen e fermerëve nga buxheti i komunës dhe buxheti i donatorëve të tyre, sot Komuna e Skenderajt nënshkroi kontratat me 70 fermerët përfitues të mëshqerrave, vlera totale e të cilave arrin shumën prej mbi 100 mijë euro, njofton Mitropol.
Kryetari Bekim Jashari tha se gjatë mandatit në udhëheqje të Skenderajt, prioritet të veçantë i ka dhënë zhvillimit të bujqësisë, përkrahjes së bujqve, duke bërë 10 fishimin e buxhetit për bujqësi, nga 48 mijë sa ishte në vitin 2018 sipas buxhetit të miratuar në 2017, në rreth 500 mijë euro në vitin 2021, bashkë me donatorët.
Njoftimi i plotë i Jasharit:
Përkrahje me grante edhe për 70 fermerë tjerë të komunës sonë
Në kuadër të projektit të përbashkët që kemi me organizatën “Islamic Relief”, për mbështetjen e fermerëve nga buxheti i komunës dhe buxheti i donatorëve të tyre, sot nënshkruam kontratat me 70 fermerët përfitues të mëshqerrave, vlera totale e të cilave arrin shumën prej mbi 100 mijë euro.
Krahas këtij granti, për fermerët e komunës sonë, jemi në prag të përfundimit të procedurave edhe për shpërndarjen e 74 serrave si dhe përkrahjen e 32 familjeve me pula dhe kotec.
Jam i lumtur që si komunë edhe për vitin që vjen kemi ndarë 200 mijë euro buxhet për grante dhe bashkë me donatorët janë planifikuar të ndahen grante në vlerë mbi 500 mijë euro.
Gjatë mandatit në udhëheqje të Skenderajt, prioritet të veçantë i kam dhënë zhvillimit të bujqësisë, përkrahjes së bujqve, duke bërë 10 fishimin e buxhetit për bujqësi, nga 48 mijë sa ishte në vitin 2018 sipas buxhetit të miratuar në 2017, në rreth 500 mijë euro në vitin 2021, bashkë me donatorët.
Gjatë kësaj periudhe, falë besimit dhe bashkëpunimit që kemi ndërtuar me donatorë të ndryshëm kemi përkrahur me grante të ndryshme mbi 1500 fermerë, në bujqësi e blegtori si me: Bimë mjekuese aromatike, serra, dredhëza, mjedra, boronicë, bashkë me imputet përcjellëse dhe treg të sigurt, përkrahje me shpezë dhe shtazë shtëpiake, bletë, moto kultivatorë me frezë, kositëse, shpërndarëse plehu, pompa spërkatëse, grabuja diellore dhe mjete tjera të punës të cilat kanë lehtësuar në mase të madhe punën e fermerëve të Skenderajt.
Një falënderim i veçantë për organizatën “Islamic Relief” për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar për fermerët dhe bujqësinë si bazë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.








