Premium Store
02LAJME

70 vjeçari që u godit nga vetura në Zhabar, u dërgua për trajtim në QKUK

Një burrë i moshuar u godit sonte rreth orës 18:30 nga një veturë pranë barnatores “Riga” në Zhabar të Mitrovicës, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta në vendin e ngjarjes.

I njejti u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.

Weelnes

Lidhur me gjendjen e të moshuarit, për “Mitropol” ka treguar Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

Fazliu tha se 70 vjeçari pas disa ekzaminimeve, është dërguar për trajtim në QKUK.

“Pas ekzaminimeve me CT, janë konstatuar lëndime në toraks dhe rasti është referuar për trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK!”, tha Fazliu për “Mitropol”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën eJugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin.”, tha Avni Zahiti për “Mitropol”.

Koha