Dukato 2
LAJME

76 vjeçari vushtrrias ia then gishtin vajzës së tij dhe e bën për spital – arrestohet nga Policia


Rastet e dhunës në familje po shënojnë një rritje shqetësuese në vendin tonë çdo ditë e më shumë, shkruan Mitropol.

Një rast i fundit i këtillë është raportuar gjatë ditës së djeshme rreth orëve të pasdites në qytetin e Vushtrrisë, më saktësisht në fshatin Pantinë.

Dyshohet se një grua është sulmuar fizikisht nga babai i saj me një mjet të fortë, ku si pasojë ka pësuar thyerje të gishtit.

Menjëherë pas incidentit, viktima ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Vushtrrisë dhe më pas, nën përcjelljen e policisë, është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Spitalin e Mitrovicës.

Ndërkaq, babai i saj është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh

Weelnes