8 vite nga vdekja e Blerim Pecit, legjendës mitrovicase të aktrimit

Tetë vite më parë, aktori mitrovicas Blerim Peci na e bëri shakanë më të hidhur.
Ai u largua nga ekrani por edhe nga jeta, duke lënë të pikëlluar thellë të gjithë ata që e njohën, shkruan “Mitropol”.
Aktorin legjendar kujtohet çdo vit nga gruaja e tij, Afërdita Sopjani-Peci si dhe familja e tij, me fjalët më emocionuese.
Peci ishte mbrojtësi më serioz i vlerave artistike dhe artit të mirëfilltë, duke lënë vepra kolosale pas vetes.







