Aurora Group
02LAJME

Rrënohet ish objekti i shkollës së muzikës në Mitrovicë afër rrugës “Ali Zeneli”

Ishte kryetemë e fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2021. Ashtu edhe doli të jetë pas fitores së zgjedhjeve nga Bedri Hamza i PDK-së, karshi Agim Bahtirit të VV-së.

Bëhet fjalë për rrugën “Ali Zeneli” për të cilën të tre kandidatët për kryetarë premtuan shumë. E sot, Komuna ka filluar rrëzimin e ish-objektit të shkollës së muzikës në rrugën “Luan Kukelli” e cila ndodhet anash kësaj rruge por jo shtëpitë që ndodhen në mes të rrugës e që po e bllokojnë hapjen e rrugës për shkak të procedurave të shpronësimit, shkruan Mitropol.

Active

Vitin e kaluar, në njërën nga seancat e fundit të Kuvendit Komunal në kohën e Bahtirit, një pjesë e kësaj paracele ishte paraparë të kompenzohet me një parcelë në rrugën “Ali Zeneli”, mirëpo pak para fillimit të mbledhjes së Kuvendit ishte tërhequr nga rendi i ditës.

Por, pak para kësaj, në kohën e kryetarllëkut, Bahtiri kishte premtuar publikisht që tek vendi ku ndodhej tashmë ish-objekti i shkollës së muzikës, të ndërtohej një treg, gjë që ndryshoi pas interesimit të firmave ndërtimore për ndërtim të objekteve banesore në këtë vend.

Nuk dihet nëse rrënimi i këtij objekti, do ketë ndikim në hapjen e rrugës Ali Zeneli, e cila lidhet me rrugë tjera të qytetit./Mitropol/

Premium Store