Premium Store
02LAJME

Policia në Mitrovicë po kontrollon me dron trafikun rrugor

Me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera të përditshme po vazhdon kontrollin përmes dronit, që po zbatohet në segmente të ndryshme rrugore ku po vëzhgon dhe kontrollon rrjedhën e trafikut rrugor.

Kontrolle të trafikut përmes dronit po realizohen në segmente të ndryshme në rrugët nacionale dhe regjionale në rajonin e Mitrovicës së Jugut, me ç’ rast ndaj kundërvajtësve të identifikuar po shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin për sigurinë në trafik.

Dukato 1

Vëzhgimi dhe kontrolli përmes dronit po rezulton me efikasitet në identifikimin e kundërvajtësve sidomos në zonat ku pamundësohen metodat tjera të aplikueshme.

Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të iu përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik.

Koha