Premium Store
02LAJME

Policia kap mitrovicasit duke luajtur bixhoz në një lokal në qendër të qytetit

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli që ka realizuar dje në një lokal në rrugën “Fan Noli” në ora 23:26 në Mitrovicë, ka identifikuar se aty po luhej jashtëligjshëm bizhoz, shkruan Mitropol.

Me dyshimin e bazuar për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, njësiti policor pasi ka bërë kontroll në lokal, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë hasur në disa persona duke luajtur si dhe kanë konfiskuar disa pajisje që janë shfrytëzuar për lojë.

Pellini

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Mitropol/

Premium Store