Active 2
02LAJME

Policia në Mitrovicë i gjobit shoferët serbë që nuk mbuluan simbolet shtetërore serbe

Gjatë ditës së djeshme, me datë 05.03.2022, njësitë policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në lokacione dhe në kohë të ndryshme kanë hasur automjete me targa të Republikës së Serbisë.

Këto automjete nuk i kishin të mbuluara simbolet shtetërore apo nuk i kishin vendosur ,”stickers” në targat e automjeteve sipas marrëveshjes ndërshtetërore për targat e automjeteve.

Dukato 1

Ndaj të pesë drejtuesve të automjeteve janë ndërmarrë masat e parapara me dispozitat e Ligjit për automjetet në Republikën e Kosovës, janë shqiptuar gjobat e gjithashtu janë urdhëruar drejtuesit e automjeteve që t’i vendosin ,”stickers” në targat e automjeteve.

Dukato 1