
Klubi mitrovicas i futbollit, Trepça 89, ka paralajmruar rikthimin e shpejt në superligën e futbollit në Kosovë, shkruan Mitropol.
Përmes një postimi në facebook, faqja e klubit ka njoftuar se tashmë janë gati për edicionin e ri dhe rikthimin në superligë në fund të edicionit.
“Ekipi jone eshte gati per fillimin e kampionatit 2021/22 te cilin klubi jone do ta zhvilloje ne Ligen e pare ku synimi kryesor i klubit eshte rikthimi ne Superligen e Kosoves.”, shkruhet në njoftimin e klubit mitrovicas.
Kujtojmë që Trepça 89 këtë sezonë nuk arriti t’i siguronte pikët e nevojshme që mundësojnë qëndrimin në superligë. /Mitropol/








