Active 2
02LAJME

Ku ka mbetur Drita Kadriu? – Shkollat e Mitrovicës po ‘ngrijnë’ nga të ftohtit

Zgjedhja e Drita Kadriut në krye të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës krijoi frymë shprese tek qytetarët e Mitrovicës për sektorin e Arsimit, shkruan Mitropol.

Madje, shumë qytetarë u shprehën se nuk do kishte emër më adekuat për t’i prirë kësaj drejtorie.

London

Por tash që kanë kaluar vetëm 4 muaj nga ardhja në pushtet, drejtoresha Kadriu e PDK-së nuk po duket gjëkundi.

Ka rreth një javë që shumë shkolla të qytetit kanë mbetur pa ngrohje e që nxënësit po ngrijnë nga të ftohtit dhe megjithëse është e informuar për situatën, Kadriu nuk është deklaruar nëse do i gjejnë zgjidhje këtij problemi.

Disa shkolla madje kanë muaj të tërë pa ngrohje, ani pse ndodhemi në mes të ditëve më të ftohta.

Sot në shkollën fillore “Eqrem Çabej” në shumicën e klasëve nuk ishin as nga 5 nxënës./Mitropol/

Dukato 1