Premium Store
02LAJME

Dada, veteranja ikonike e Mitrovicës, bëhet me shtëpi të re, jetonte keq

Një veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të enjten, u bë me shtëpi të re.

Selvete Rrustemi nga Mitrovica u bë me strehë të re në Frashër të Mitrovicës, falë donatorëve të Shoqatës Humanitare “Diaspora”, njofton Klan Kosova.

Weelnes

Kontribut dha edhe një grup i grave, ndërsa pronën për ndërtimin e shtëpisë e dha Komuna e Mitrovicës.

“Dadushi”, siç e ka nofkën veteranja, që deri tash jetonte me qira në veri të Mitrovicës, u shpreh falënderuese për të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj shtëpie.

Pellini