Medi
02LAJME

Autobusët për Mitrovicë s’e “fermatin” Qeverinë as sot, bileta për studentë 1.50€

Autobusët e relacionit Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë duket se nuk ia kanë frikën askujt. Madje as shteti s’po arrinë t’i kontrolloj çmimet e tregut, ani pse kuponët fiskal që i lëshojnë, i lëshojnë në emër të Ministrisë së Financave, shkruan Mitropol.

Ditë më parë firmat mitrovicase morën vendim për shtrenjtim të biletës së autobusit nga 1.50€ në 1.80€ për të rriturit dhe nga 1€ në 1.50€ për studentët, por njejtë si ata vepruan edhe disa firma në qytete tjera, pas panikut për rritjen e çmimit të derivateve, i cili u ul një javë më vonë.

London

Duke i parë rrethanat, Minitria e Infrastrukturës tha se çmimet për studentët, pensionistët, invalidët, veteranët dhe disa kategori shoqërore do të përgjysmoheshin.

Por, kjo nuk po u intereson firmave të autobusëve. Ata edhe sot kanë shitur biletën për studentë me 1.50€, duke e kundërshtuar Qeverinë e Kosovës.

Madje, Shoqata e Transportuesve Rrugorë kanë vendosur që për këtë vendim të dorëzojnë padi për anulimin e vendimit për përgjysmimin e çmimit./Mitropol/

Koha