Medi
02LAJME

Shpërthen gypat, mbesin pa ujë deri nesër “Bairi” dhe “Tavniku” në Mitrovicë

 

Rrugët “Muhamet Gashi” në Bair dhe “Bashkimi Kombëtar” në Tavnik të Mitrovicës kanë mbetur pa ujë, shkruan Mitropol.

Medi

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të pëlcitjes së gypave në këto lagje.

Nga ujësjellësi “MITROVICA”, kanë njoftuar se për sanim të gypave duhet pritur deri nesër, ndërsa nesër pritet të kthehet furnizimi me ujë.

Lajmi është bërë i ditur në një postim në faqen e Facebook të ujësjellësit “Mitrovica”.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Si pasojë e pëlcitjeve të gypave të ujit, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në rrugët; ” Muhamet Gashi” në Bair dhe ” Bashkimi Kombëtarë” në Iliridë.

Sanimi i defekteve pritet të filloj nesër dhe pritet që gjatë ditës të sanohen rrjedhjet dhe të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.

Ju faleminderit për mirêkuptimin tuaj!

Dukato 1