Aurora Group
LAJME

PAMJE TË RËNDA: Publikohet video duke rrahur brutalisht kuzhinerin e njohur shqiptar

Kuzhinieri Indrit Çela është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Urën e Gjolës nga dy vëllezër, një prej të cilëve ka përfunduar në prangat e policisë ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Ernest dhe Donald Luka, të cilët dyshohet se kanë pasur konflikte të mëparshme me kuzhinierin Çela.

Active 1

Kjo ka bërë që dy vëllezërit Luka, përkatësisht 24 dhe 27 vjeç t’i presin rrugën me makinë kuzhinierit.

Më pas ata e kanë dhunuar me leva hekuri kuzhinierin Indrit Çela i cili ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Por në polici mbrëmjen e kaluar kuzhinieri tha se gjithçka ndodhi për motive të dobëta.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë.

KLIKO PER VIDEO

Active