Mërgimtari: U largova nga Kosova, sepse Ferit Idrizi nuk ma pranoi në shkollë fëmijën me Sindromën Down

Një mërgimtar nga Franca ka thënë se para disa vitesh ishte larguar nga Kosova për në Francë sepse kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, atëkohë drejtor i shkollës fillore “Andon Zakon Çajupi”, nuk e kishte pranuar fëmijën e tij me Sindromën Down në shkollë.
“U largova nga Kosova sepse kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi në atë kohë si drejtor i shkollës fillore ‘Andon Zakon Çajupi’ nuk e pranoi fëmijën tim me Sindromin Down në këtë shkollë”, është shprehur ai në atv.
Ai tha se Ferit Idrizi, në cilësinë e drejtorit të shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” në vitin 2004 nuk e ka pranuar djalin e tij me Sindromin Down në këtë shkollë dhe atë si prind nuk e ka pranuar as në takim.
Në anën tjetër, sot kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar se komuna të cilën ai e drejton ka organizuar aktivitet për Ditën Botërore të Sindromës Down.
Ai përmes rrjeteve sociale ka treguar se aktiviteti është organizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe rolin e njerëzve me Sindrom Down dhe ka shprehur gatishmërinë e inistitucioneve komunale për t’i ndihmuar personat me sindromën down.








