
Një lagje në qytetin e Mitrovicës është mbuluar nga mbeturinat, raporton Mitropol.
Kjo sipas një qytetari që dërgoi edhe foton në redaksinë e Mitropol po bëhet nga pakujdesia e banorëve të zonës, të cilët ani pse kanë afër kontenjerët prapë mbeturinat po i hedhin në afërsi të një ndërtese.
Kjo situatë po ndodh në lagjen Dan Doroci, në qytetin e Mitrovicës, teksa banori i shqetësuar thekson se këto mbeturina e dëmtojnë shëndetin e qytetarëve që e frekuentojnë këtë zonë.
Situata të tilla nga pakujdesia e banorëve kanë ndodhur edhe në të kaluarën në lagjet e ndryshme të qytetit të Mitrovicës. /Mitropol/








