Vdes mësimdhënësi shumëvjeçar dhe ish drejtori i “Eqrem Çabej”, Abit Maxhuni

Ka vdekur mësimdhënësi shumëvjeçar dhe ish drejtori i shkollës “Eqrem Çabej, Abit Maxhuni, shkruan Mitropol.
Maxhuni ishte veprimtar i vjetër i çështjes kombëtare shqiptare.
Ai ishte themelues i degës së LDK-së në lagjen “Kodra e Trimave”, në veri të vendit.
Maxhuni në kohë e luftës shtëpinë e tij e kishte lëshuar si vendqëndrim i veprimtarëve të kohës.
Vdekjen e tij e kanë njoftuar familjarët përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Njoftim,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, njoftojmë të gjithë familjarët dhe miqtë, se me datë 21 Mars 2022, ndërroi jetë më i dashuri jonë Abit Behxhet Maxhuni.
Varrimi do të bëhet me datë 22.03.2022 me namazin e drekës në varrezat e fshatit Maxhunaj.
E pamja nuk do të mbahet.
Të pikëlluar,
Bashkeshortja Igballja,
Djemtë Fisniku, Arbëri, e Bardhi, si dhe gjithë familja Maxhuni.








