Medi
02LAJME

Ndodh në Mitrovicë: Gruaja mitrovicase gjuan me guri veturën e Policisë së Kosovës

 

Gjatë natës së mbrëmshme një grua mitrovicase ka gjuajtur me guri në drejtim të veturës zyrtare të Policisë së Kosovës, shkruan Mitropol.

Active 1

Rasti ka ndodhur në afërsi të sheshit “Isa Boletini”, bën të ditur raporti policor.

Gruaja e dyshuar ka dëmtuar veturën e Policisë së Kosovës, me ç’rast edhe është arrestuar.

Duhet theksuar se gjatë kontrollit të dyshuarës i janë gjetur një sprej dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Mitropol/

Koha