
Bekim Shyti heq copat e granatës 23 vjet pas luftës
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, në kushte krejtësisht tjera e më moderne arriti t’i heqë copat e mbetura nga granata që e goditi gjatë luftës, 23 vjet më parë.
Shyti iu nënshtrua sot një operimi dhe me sukses arriti që t’i largojë mbetjet e granatës.
Shokët e tij i qëndruan pranë si gjatë luftës e ashtu edhe këtë të shtunë.
Miku i tij Ferid Berisha ka publikuar një video ku shihet Bekim Shyti të cilit iu largohen plagët e granatës pa anestezion.








