
Trupi i pajetë i një personi është gjetur dy netë më parë në Zveçan.
Lajmin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, shkruan Mitropol.
Siç pohoi Hotit, Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një armë zjarri dhe një letër lamtumirëse.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ka konfirmuar Hoti.
“Trupi i pajetë i një personi është gjetur rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes është gjetur një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha ai./Mitropol/








