
Aksidentet në Vushtrri dje s’patën të ndalur. Atje dje pësoi aksident edhe një grua.
Ajo raportohet të ketë kërkuar ndihmë në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë pasi dyshohet se është lënduar në një rimorkio të traktorit në afërsi të shtëpisë së saj, shkruan Mitropol.
“Sipas mjekut përgjegjës gjendja e viktimës ka qenë e rëndë andaj edhe është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar./Mitropol/








