Premium Store
02LAJME

Komuna dhe “Qatar Charity” nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, z. Esam Dabab, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, si dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.

Aurora Group

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”.

Përmes këtij memorandumi do të mundësohet ndarja e granteve për kultura të ndryshme bujqësore për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Mitrovicës.

Premium Store