Medi
02LAJME

Kapen 6 tonë mallra të kontrabanduara në Mitrovicë

 

Më datën 7 korrik 2022, Njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ, kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Premium Store

Njësitet e Doganës kanë identifikuar automjetet e dyshimta të cilat janë ndaluar në orët e mëngjesit. Automjetet transportuese bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Në këto automjete janë gjetur pije joalkoolike, vaj ushqimor si dhe nitrosolvent. Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitrosolvent, ndërsa në automjetin e dytë janë gjetur rreth 1470 litra pije joalkoolike, në automjetin e tretë janë gjetur 2329 litra pije joalkoolike si dhe në automjetin e katërt janë hasur 900 litra tretës/nitrosolvent.

 

Premium Store