
FOTOGRAFI ILUSTRATIVE
Katër persona kanë rrahur një tjetër për një borxh prej 45 eurosh, njofton Mitropol.
Rrahja ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, rreth orës 16:30.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasojë e një borxhi prej 45 euro.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/








