Aurora Group
02LAJME

Policia ia konfiskon vushtrriasit telefonin që e bleu 900 euro, rezulton se ishte i vjedhur në Maqedoni

Veç veturave, në Kosovë po ‘importohen’ edhe telefona të vjedhur.

Një rast i tillë është identifikuar dy ditë më parë në Vushtrri, pas lajmërimit se para një viti në Maqedoninë e Veriut në një mobil-shop, janë vjedhur disa telefona celularë.

Active 1

Burime të Sinjali brenda Prokurorisë, thonë se vjedhja është kryer më 09 shtator të vitit 2021, derisa njëri nga këta telefona është sinjalizuar në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisë në Vushtrri dy ditë më parë.

Telefoni është gjetur në posedim të dëshmitarit, i cili sipas burimeve ka deklaruar se këtë telefon e ka blerë gati një vit më parë në Vushtrri me vlerë 900 euro.

A.B pronar i këtij mobil shopi, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për blerja, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale, derisa telefoni i vjedhur është sekuestruar.

Koha