
FOTO ILUSTRATIVE
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Jarinje të Leposaviqit.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus, rreth orës 23:30 të natës, shkruan Mitropol.
”Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një autobusi ku përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra shtetase të Serbisë.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës./Mitropol/








