Koha kur Ministri aktual Hajrullah Çeku kritikonte qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë

Vitin e kaluar Qeveria e Republikës së Kosovës udhëhiqej nga një koalicion i përbërë prej LDK-së AAK-së dhe NISMA-së, e në krye të ekzekutivit ishte Avdullah Hoti, shkruan Mitropol.
Ani pse numri i rasteve në krahasim me sot në atë kohë ishte më i vogël kritikat e opozitës karshi qeverisë dhe Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj ishin mjaftë të mëdha.
Hajrullah Çeku i cili aktualisht është Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit pothuajse çdo ditë e akuzonte qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë covid-19.

Sot, një vit më vonë qeveria udhëhiqet pikërisht nga subjekti që përfaqëson Çeku, e rastet me virusin dita ditës po shtohen.

Kosova sot u përballë me 36 vdekje, teksa qeveria ende nuk e ka gjetë formulën e duhur për menaxhim të pandemisë.
Në anën tjetër dikur kritikuesi i Qeverisë Hoti, Hajrullah Çeku, ende nuk po duket në horizont, siç duket menaxhimi i pandemisë po i pëlqen sot. /Mitropol/








